
Përgjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 76 raste të reja me Covid-19. Shifra ka dalë nga 2728 testime të kryera gjatë kësaj kohe.
Përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 891 pacientë dhe kanë ndërruar jetë dy të tjerë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.



