Aksion nga policia në Veri të Kosovës, mbyllen 5 komuna paralele serbe

Aksion nga policia në Veri të Kosovës, mbyllen 5 komuna paralele serbe

Policia e Kosovës filloi sot një aksion për mbylljen e disa objekteve të strukturave paralele në komunat në Veri.  

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri me dije se në kuadër të aksionit janë mbyllur pesë komuna paralele.

Ai ka thënë se tash më s’do të operojnë komunat paralele: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, e Zveçanit, e Zubin-Potokut dhe e Leposaviçit.

“Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy