Një vatër e gripit të shpendëve (H5N1) është identifikuar në fshatin Mëzezë në Tiranë, e cila sipas Ministrisë së Bujqësisë vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Mjeku veteriner, Rushan Vrapi, i ftuar në “MCN live”, tha se nuk ka vend për panik sepse bëhet fjalë për një vatër të izoluar.
Është një sëmundje virale, tmerrësisht vdekjeshkaktuese ose ngordhjeshkaktuese në shpend. Rasti që është zbuluar pak ditë më parë në Shqipëri është thjesht rasti i parë, kjo nuk do thotë që gripi i shpendëve nuk do të kemi pasur, ose s'do të kem edhe në të ardhmen. Gripi i shpendëve ka qarkulluar këto tre katër vitet e fundit në gjithë Evropën, ku vendet si Franca, Gjermania, Anglia kanë dhënë
Përsa i përket rastit në Mëzezë, ajo që unë do të shtoja ishte që së pari të qartësojmë opinionin publik se këtu nuk ka vend për panik sepse ishte thjesht një vatër, e cila në bazë të të dhënave që autoritetet kanë dhënë është neutralizuar tashmë. Kur themi është neutralizuar, duhet të themi që është vendosur diagnoza, pra ne e dimë saktësisht se kush është shtama dhe janë marrë masat e nevojshme për karantinimin.
Sapo evidentohet rasti, ose fermeri thotë që në tufën e tij kanë filluar ngordhje të papritura, se duhet të sqarojnë diçka, gripi i shpendëve, sidomos shtamet janë shumë patogjene, nuk kanë simptoma, shpendët ngordhin në mënyrë të paparashikuar, shikon që në një tufë me 100 krerë shpend, ty mund të kenë ngordhur gjysmat e shpendëve, dhe ky është një alarm që fermeri duhet të shkojë të njoftojë menjëherë, qoftë veterinerin e shtetit, qoftë vetë veterinerin privat, të ngrenë gjendjen e alarmit.
Kampioni dërgohet në Institutin e Sigurisë Ushqimore-Veterinarisë, bëhet testi, qoftë test molekular, pra PCR-i ose real-time PCR-i, qoftë edhe test serologjik, në këtë moment që diagnoza vërtetohet, pra përcaktohet se kush është stereotipi dhe gjenotipi i virusit.
Mjeku veterinar dyshon se shkaktari mund të ketë ardhur nga shpendët e egra migratorë të vijnë në lagunat e Shqipërisë.
Sipas tij, duhet intensifikuar llojet e monitorimit sepse pikërisht shpendët e egra, mund të jenë burimi i infeksionit.
Për mendimin tim, infeksioni mund të ketë ardhur nga vende të tjera, nga shpendët shtegtarë.
Sëmundja e influencës avjare ose e gripit të shpendëve, është një sëmundje që në përgjithësi është në gjithë Evropën dhe atje qarkullon nga shpendët migratorë, kryesisht ato që ne ekspertët i quajmë shpendët me këmbët me membrana, si patat, rosat, shpendët e bregdetit.
Kjo është diçka që do ta ngrija si pyetje, si shqetësim, që ne nuk mund të bëjmë direkt survejancë, por duhet të kemi një plan monitorimi të gripit në shpendët e butë.
Për mendimin tim duhet bërë monitorimi në shpendët e egër të bregdetit, shpendë të ngordhur, që të dihet përpara se sëmundja të hyjë në popullatën e shpendëve të butë, sepse nëse vjen deri aty, atëherë sistemi ka çeduar.
Rosat e egra psh, vijnë për të kaluar në Shqipëri, sepse ato kanë një periudhë tranzitore në vendin tonë, në pjesën e lagunave. Dhe ky shpend mund të ketë shërbyer si infeksion, mund të jetë ai që ne e quajmë pacientin zero. Dhe atëherë duhet alarmuar se struktura, zinxhiri ynë nuk ka funksionuar, duhet të kishte funksionuar që në vijën bregdetare. Rasti zero shpërndahet.



