Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Policia e qytetit kanë arrestuar dy persona, pasi kishin paguar persona të mitur për të dëmtuar pajisjet e këndit të lojërave të një konkurrenti.
Rasti absurd ka ndodhur në Elbasan, ndërsa në pranga përfunduar Aurel Braçja, 24 vjeç dhe Ymer Braçja, 54 vjeç.
“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen të kenë paguar dy shtetas të mitur me qëllim që të dëmtojnë për arsye konkurrence pajisjet në këndin e lojërave në pronësi të shtetasit F.K, 56 vjeç banues në Elbasan. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve të mitur: K.K, 15 vjeç dhe J.P, 16 vjeç, të dy banues në Elbasan”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”.



