
Protestuesit palestinezë në kufirin në Gaza kanë rrëzuar një dron izraelit duke e gjuajtur me llastiqe. Një video e Press TV tregon një grup palestinezësh që hedhin gurë dhe objekte të tjera në drejtim të një mjeti fluturues. Në të njëjtën kohë shihet një re e dendur tymi të zi, ndërsa sirenat dëgjohen në sfond.
Një prej protestuesve mban në dorë një palë llastiqe, me anë të të cilave godet dhe rrëzon droning.
Tel Avivi i përdor prej kohësh dronët për të monitoruar protestat e izraelitëve. Në mars, Forca Mbrojtëse e Izraelit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë protestuesish përgjatë kufirit të Gazës.
Të paktën 45 persona janë vrarë dhe 6800 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i këtyre protestave, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore të Gazës.



