Argjentina ka gjetur një mënyrë të re për të përballuar shpenzimet e Covid-19, duke vendosur një taksë të re mbi shtresën e pasur të vendit.
Kjo taksë do të vilet më qëllim për të mundësuar fonde të reja për furnizime mjeksore dhe masa lehtësimi për të përballuar pandeminë.
Sipas mediave të huaja, Senati në Argjentinë ka miratuar "taksën e milionerit" me 42 vota pro dhe 26 kundër.
Kategoria që do të prekë kjo taksë e re janë të pasurit me më shumë së 200 milion pesos (2.5 milionë dollarë).
Sipas autoriteteve argjentinase janë 12.000 persona që do të duhet të paguajnë këtë taksë me synimin për të grumbulluar rreth 3 milionë euro.
Deri më tani Argjentina ka regjistruar afër 1.5 milion infeksione dhe pothuajse 40,000 vdekje nga koronavirusi.



