Prel Dedaj kandidat nga Koalicioni Euroatlantik thotë se është ish i përndjekur politik, por deklaron se ish-të përndjekurit sot marrin lëmoshë, ndërsa ish-deputetët e Partisë së Punës trajtohet me pension të veçantë.
Duke folur për “MCN Informacion” ai deklaroi se për ish-të burgosurit politik ka vetëm fjalë boshe në 34 vjet.
Ai iu bëri thirrje shqiptarëve që të ndahen nga forcat e vjetra politike dhe të bashkohen me të rejat.

Ne duhet të luftojmë me këtë klikë për ti larguar. Iu bëj thirrje të gjithë emigrantëve që të votojnë kundër dy forcave kryesore politike.
Sot Kodi Zgjedhor është më pak demokratik se sa në vitin 1991. Sot është një Kod i arnuar vetëm si të mbajnë në pushtet Berishën dhe Ramën.
Grupi ku unë bëj pjesë sot është Partia Demokratike reale. Po votove Berishën ke votuar Ramën, po votove Ramën ke votuar Berishën.
Nuk i njeh njeri deputetët apo ministrat e PS. Sot nuk ka as PS dhe as PD, aty ka vetëm dy njerëz, Rama dhe Berisha.



