
Ndërkohë që kryeministri tha nga konferenca e fundvitit se shmangu krizën e energjisë, gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri nga studio e lajmeve të MCN TV tha se Shqipëria u mbrojt nga kaskada e Drinnit.
“Kryeministri zgjodhi të vetëlavdërohej duke folur për parandalimin e krizës, faktikisht krizën e ka paralajmëruar MCN”, shtoi më tej gazetari duke përgënjeshtruar kryeministrin teksa shtoi se Shqipëria u detyrua të shpenzojë 230 milionë euro për blerjen e energjisë.
“Kryeministri zgjodhi të vetëlavdërohej duke folur për parandalimin e krizës, faktikisht krizën e ka paralajmëruar MCN. Por nuk është ky thelbi por si u menaxhua kriza?
Ajo që thotë Rama nuk është e vërtetë, Shqipëria u mbrojt nga kaskada e Drinit. Ajo që ka ndodhur 6 muajt e fundit është situatë e paprecedentë sepse Shqipëria u detyrua të shpenzojë 230 milionë euro për blerjen e energjisë. Ishte kaskada ajo që nuk lejoi që Shqipëria të goditej aq fort sa vende të tjera”, tha Tomorri.



