Mbahet në Apel seanca për Safet Gjicin, ish-kryebashkiaku pret vendimin në spital

Mbahet në Apel seanca për Safet Gjicin, ish-kryebashkiaku pret vendimin në spital

Ditën e vendimit në Apelin e Posaçëm ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici do ta presë vendimin në një spital privat në kryeqytet.

Drupal Ad

 

 

 

Burime konfirmuan se Gjici ndodhet prej 2 muajsh i shtruar në spital, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Organi i akuzës kërkon dënimin e tij për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë për Alma Kaçin, SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 5 muaj burg. Të dy përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Prokurori nuk ishte dakord me ndryshimin e akuzës dhe uljen e dënimit që u bë nga Gjykata e shkallës së parë.

Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi kërkesa për të cilat Apeli i Posaçëm do të japë vendim këtë të hënë në orën 14:00. Në seancën e pak ditëve më parë, Kaçi nuk mori pjesë në seancë si dhe nuk u përfaqësua nga avokat, teksa togat e zeza i caktuan mbrojtës kryesisht Arben Pecin i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar ish-kryebashkuakun Gjici me 3 vite burg vetëm për shpërdorim detyre me gjykim të shkurtuar. Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg që u reduktua nga gjykimi i shkurtuar me 1 vit burg për prostitucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy