Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi thotë se njerëzimi nuk po e kupton që vetë inteligjenca artificiale është një etnitet të cilin nuk e kemi provuar asnjëherë.
Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se AI është një sistem autoimun i cili i vetëkrijon gjërat.
AI ndoshta mund të kthehet edhe kundër njerëzimit, njerëzimi duhet të jetë i kujdesshëm me këtë gjë, pasi mund t’i kthehet kundër njerëzimit.
Rreziku për të dalë jashtë kontrollit është shumë i lartë.
Kjo ngrihet mbi një algoritëm matematik, mund të arrijë në një pikë që edhe vetë Mark Zuckerberg në vitin 2017 tha se kur u krijua AI i parë, ajo brenda pak kohësh kishte krijuar gjuhën e vetë brenda dhe ne e fikëm.
Nuk është e thënë të dalë me një formë fizike, por momentin kur mund të krijojë autonomi, mund të krijojë servera, auto imunitetit është shumë afër.
AI është autoimune vetëmëson nga vetja e vetë. Është si një njeri.
AI lexon libra dhe mëson si një njeri, kupton ironinë dhe sarkazmën. Këtë s’po kupton njerëzimi.
Ne nuk jemi përballur gjatë gjithë kësaj kohe me një mjet si Inteligjenca Artificiale.
Me avancimin e AI ne do shkojmë drejt injorancës.



