Forumi i biznesit serbo-shqiptar në Nish është shembulli më i qartë se marrëdhëniet shqiptaro serbe, pavarësisht nga dallimet, po ecin në të mire të qytetarëve. Kështu është shprehur në fjalën e tij në këtë forum Kryeministri Edi Rama, i cili tha se vendet nuk duhet të presin ndihmën e Brukselit për të ndërtuar marrëdhëniet mes tyre.



