Kuvendi ka miratuar ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo–Territoriale.
Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit për Bashkitë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se duhet të ketë konsensus dhe që partitë politike ta orientojnë vullnetet e tyre drejt një modeli që duhet të vijë në sinergji të plotë me një qasje apolitike, krejt teknike dhe profesionale.
Ideale do të jetë të ketë konsensus, vullnet. Ideale fare do të jetë që orientimin politik, orientimin dhe vullnetet që kanë partitë politike ta orientojnë drejt një modeli që duhet të vijë në sinergji të plotë me një qasje apolitike, krejt teknike dhe profesionale.
Ekspertë të ndryshëm, institucione të ndryshëm të jenë të lirë të shprehin se cili është modeli që funksionon më mirë në Shqipëri me qëllim që të ndihen të përfaqësuar dhe marrin shërbim.
Mazhoranca po përdor të njëjtin diskurs që ka përdorur në 2013. “Nuk na duhen, kaq njësi, kaq komuna”. Dhe tani po thotë të njëjtën gjë. Nuk po thonë një ide.
Është në kontradiktë, me të paktën se çfarë ka lançuar në 6-mujorin e parë Rama për reformën e menaxhimit të mbetjeve, ekonominë qarkulluese, menaxhimi i sistemit të furnizimit të ujit. Ejet të ndërtimit, ai ka shprehur vullnetin që duhet të kenë menaxhim qendror.



