7 marsi, Vjerdha: Institucionet kujtohen për mësuesit vetëm 2 herë në vit. Mungon mbështetja nëpërmjet pagave (VIDEO)

7 marsi, Vjerdha: Institucionet kujtohen për mësuesit vetëm 2 herë në vit. Mungon mbështetja nëpërmjet pagave (VIDEO)

Kolindo Vjerdha, aktivist i Qëndresës Qytetare tha në studion e lajmeve të MCN TV se institucionet kujtohen për mësuesit vetëm dy herë në vit, në shtator kur hapen dyert e shkollave dhe me 8 mars.

Duke vijuar më tej, Vjerdha theksoi se mësuesit nuk mbështeten me paga dhe se rritja  që proklamohet është shumë pak në krahasim me inflacionin dhe në krahasim me rritjen e rrogës së deputetëve dhe ministrave.

Është për të ardhur keq se institucionet për mësuesit kujtohen vetëm dy herë në vit, në shtator kur hapen dyert e shkollave dhe në mars kur kemi caktuar një ditë që ne arrijmë të përgëzojmë dhe falënderojmë mësuesin, por dhe stafet pedagogjike për kontributin që ata japin.

A jemi ne në situatën që mund të festojmë sot? Nëse rendisim fakte që kemi 56 mijë studentë më pak në banka, nëse rendisim fakte që kemi të bëjmë me 2 mijë mësues më pak të cilat janë në sistem, nëse arrijmë të kuptojmë se cilat janë ato politika apo incentiva që qeveria merr për të rritur dhe këto degë që ajo i cilësoi dhe prioritare ne mund të kuptojmë që kemi të bëjmë me një grackë të madhe. Nëse studentët u nxitën nëpërmjet atyre politikave incentivuese me atë pagën minimale që ata do të merrnin çdo muaj, kuptuan që ajo gjë me kalimin e kohës ndryshoi dhe se realisht në VKM ishte shkruar se kemi të bëjmë me kuota nëpërmjet të cilave do të mbështetësin këta studentë të rinj.

E dimë që po të dalim përtej qendrave urbane, në shkollat në zonat rurale kemi klasa kolektive, kemi të bëjmë me vështirësi tjetër në të cilën mësuesi duhet të profilizohet për të dhënë dije tek nxënësit.

Kemi mbështetjen e cila mungon nëpërmjet pagave.

Kemi arritur ta kthejmë, ndoshta duke u munduar të shprehin mirënjohjen, por kjo s’përbën thelbin e asaj që profesioni i mësuesit proklamon. Kemi të bëjmë me një institucion që arrin të na prodhojë gjeneratat e ardhshme. Nëse ne mendojmë se problemet zgjidhen përmes garave të dhuratave, nuk i zgjidh hallet e këtij sistemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy