
Protesta e djeshme e banorëve të fshatit Thirrë në Mirditë, përkitazi me kundërshtimet e tyre kundër ndërtimit të hidrocentralit, ka kaluar jo pak pa shqetësime. Në një lidhje Skype, prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku, sqaron për edicionin e lajmeve në MCN TV, se paraprakisht ai ka pritur në një takim banorët me 25 mars, dhe të njëjtët kanë pretenduar se ka një listë emërore, sipas së cilëve, u janë falsifikuar emrat si dakordësi për ndërtimin e këtij hidrocentrali. Lidhur me këtë, prefekti Jaku thotë se u ka sugjeruar t'i drejtohen Prokurorisë si organ ligjor për verifikim.
“Përfaqësia e banorëve që kanë pasur kontakt me mua, nuk më ka phuar që subjekti kërkues ka një listë emërore të atij fshati, asaj njësie, por pretendimi ka qenë se ka edhe një listë të cilat ia kanë falsifikuar firmat për ndërtimijn e këtij objekti. Unë këtë nuk di ta them, sepse kam thënë që duhet kërkuar organeve të prokurorisë, sepse prokuroria është organi që verifikon që pretendimi i tyre është i drejtë, dhe jo unë në këtë rast. Dhe e theksoj se dosja tekniko-ligjore është konform ligjit dhe pikërisht rreth kësaj është dhënë leja për ndërtim. Pretendimet e tyre për falsifikim të këtyre firmave, e kanë vënë në dijeni pranë organit të prokurorisë dhe ajo di të bëj verifikimin e vërtetësisë”.
Pretendimet se në protestën e djeshme ka pasur edhe pjesëmarrës të protestuesve edhe nga Kosova, qëndrojnë sipas z.Jaku.
“Unë dje jam njoftuar nga media, për protestën e zhvilluar prapë Tunelit të Kalimashit, nga pjesa e qarkut Lezhë, dhe kam komunikuar me Drejtorinë e Policisë, që më ka informuar për të gjitëh rrjedhën e zhvilimit të protestës. Poashtu jam informuar se pjesa më e madhe e protestuesve janë të ardhur nga një subjekt politik i ardhur nga Kosova dhe policia nuk duhet të lejoj tëe ndodh, siç është bllokimi i qarkullimit te automjeteve në këtë zonë, dhe për rrjedhojë ka ndodhur bllokimi në Rrugën e Kombit, kështu që policia ka qenë e detyruar ti shoqëroj”.



