Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Dashamir Xhikën, ish-drejtori i ARRSH kthehet në shtëpi

Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Dashamir Xhikën, ish-drejtori i ARRSH kthehet në shtëpi

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Dashamir Xhikën, ish-drejtori i ARRSH.

Xhika u akuzua për abuzime me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan si dhe për atë të Gjinarit, ndërsa bashkë me Andi Tomën, ish-Drejtor i Rrugëve dhe disa zyrtarë, u arrestuan më 2 shkurt të këtij viti.

Arrestimet u kryen pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për veprat penale "vjedhje dhe shpërdorim detyre". Ndërkohë në dhjetor 2017, Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri paditi në prokurori, Damian Gjiknuri për shkelje në zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. 

Ndaj tij rëndon akuza e shmangies së Bordit, si dhe përftimi i 35 milionë dollarëve pa një studim.

Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017.  

Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe  Albens Alite, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë ndodhen në "arrest me burg" që prej momentit të arestimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy