
Një statujë gjigande e Marilyn Monroe që do të pozicionohet përpara një muzeu në Palm Springs në Kaliforni. Mbi tetë metra e gjatë, 'Forever Marilyn' është kthyer në qytetin e Luginës Coachella pasi u vendos në disa vende të tjera në 2014.
Portretizon aktoren duke pozuar në skenën ikonike dhe sensuale të filmit 'Kur gruaja është me pushime' nga Billy Wilder (1955), kur era e krijuar nga kalimi i metrosë i ngre fundin duke i zbuluar këmbët.
Statuja ishte ndër atraksionet kryesore të qytetit midis 2012 dhe 2014 por tani ideja që ajo do të gjejë një shtëpi të përhershme para një muzeu ka bërë që disa banorë të reagojnë, të cilët e konsiderojnë atë seksiste.
Midis kundërshtarëve është edhe drejtori i Muzeut të Artit Palm Springs, Louis Grachos: "Unë e shoh atë jashtëzakonisht fyese”.

Një peticion është nisur gjithashtu kundër objektivizimit të Marilyn, 'Stop statujës misogyniste #MeTooMallyn në Palm Springs', e cila tashmë ka tejkaluar 40,000 firma.
Ndërkohë, administrata e qytetit, e shurdhër nga presioni për të hequr skulpturën, i ka dhënë dritën jeshile vendndodhjes përpara muzeut për të paktën tre vjet.



