Bush: Vota e çdo amerikani u numërua, Biden do të bashkojë vendin

Bush: Vota e çdo amerikani u numërua, Biden do të bashkojë vendin

Ish-presidenti i Amerikës George Bush për BBC ka komentuar fitoren e Joe Biden ndaj Trump, duke thënë se republikani ‘është një njeri i mirë i cili mund të bashkojë SHBA’.

Fillimisht Bush dha një mesazh për mbështetësit e Trump kur u shpreh se ‘vota e çdo amerikani është numëruar’, por më tej ai u tregua më i moderuar:

“Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet siç duhet,” tha ai, duke shtuar se “Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta.”

George Bush ka uruar Donald Trump për faktin se ai arriti të fitojë më shumë se 70 milionë vota. Ai shtoi se zërat e 70 milionë amerikanëve do të dëgjohen përmes të zgjedhurve republikan në çdo nivel.

Edhe George Bush është një ish-politikan i cili vjen nga radhët e republikanëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy