Kultivim lëndësh narkotike, procedohen dy inspektorë pyjesh dhe dy kryepleq

Kultivim lëndësh narkotike, procedohen dy inspektorë pyjesh dhe dy kryepleq

Një person është shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi janë të dyshuar për kultivim lëndësh narkotike.

Strukturat e DVP Kukës kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policore se mund të ketë tendencë për kultivim.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Salcë dhe në fshatin Padesh.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. D., autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Padesh.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës", shtetasit: M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë, A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë, J. T., banues fshatin Buçaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy