Refuzon t’i japë dorën intervistuesit në një takim pune, gjykata i jep të drejtë të resë myslimane

Refuzon t’i japë dorën intervistuesit në një takim pune, gjykata i jep të drejtë të resë myslimane

Shumë femra që praktikojnë islamin, refuzojnë t’u japin dorën meshkujve që nuk janë pjesë e familjes së tyre.

Ky rregull që bie në kundërshtim me kulturën perëndimore është bërë objekt gjykimi në Suedi.

Gjykata vendosi që një kompani duhet të dëmshpërblejë një të re myslimane, e cila refuzoi t’i jepte dorën një burri gjatë një takimi pune.   

Sipas BBC, Farah Alhajeh, 24 vjeçe, po kërkonte punë në një zyrë përkthimi në qytetin Uppsala.

Por kërkesa e saj u refuzua pasi ajo refuzoi t’i jepte dorën njërit prej personave që do ta merrnin në intervistë.

Kjo praktikë ndiqet nga shumë gra praktikante myslimane, të cilat shmangin çdo kontakt fizik me meshkuj që nuk janë pjesë e familjes së tyre.

Por në bazë të vendimit të gjykatës, kompania duhet t’i paguajë 24-vjeçares një dëmshpërblim prej 40 mijë koronash, afërsisht 3400 euro.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy