Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit/ Braçe: Të njihet sindikata. Kontraktori s’mund të vërë në diskutim të drejtat tuaja (VIDEO)

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit/ Braçe: Të njihet sindikata. Kontraktori s’mund të vërë në diskutim të drejtat tuaja (VIDEO)

Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç përshkallëzuan protestën e tyre këtë të enjte, duke u protestuar para Kuvendit të Shqipërisë. 

 

Me pankarta në duar, ata kërkojnë nënshkrimin e kontratave kolektive, që do të garantonin paga më të drejta dhe kushte pune më të sigurta, si dhe pensione dinjtioze. 

 

Protesta u mbështet edhe deputeti socialist Erion Braçe i cili theksoi se punonjësit janë në të drejtën e tyre, dhe kontraktori s’mund të vërë në diskutim të drejtat e tyre. 

 

Në fjalën e mbajtur para punonjësve deputeti i PS Braçe tha:

“Jeni në të drejtën tuaj kushtetuese nga fillimi deri në fund. E drejta juaj, për t’u grumbulluar vetë në një sindikatë të ligjshme për të mbrojtur interesat tuaja është e drejtë kushtetuese, s’ka as shqiptar, as turk, as kinez, as gjerman, që ta vërë në diskutim këtë. Cilido të jetë ministër, deputet, zyrtar, pronar, për më tepër që ai është thjesht një kontraktor për të shfrytëzojë atë pasuri atje, s’mund të diskutojë të drejtat tuaja. Ministria përgjegjëse për Punën duhet të bëjë atë që i ka ngarkuar ligji, të garantojë zbatimin e Kushtetutës nga kontraktuesi. Është në të drejtën tuaj të kërkoni përmirësim të kushteve të punës. Duhet ta kuptojë ai pronari edhe qeveria që është puna juaj që bën të ardhurat tuaja në atë minierë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy