“Ndotja nuk njeh kufij, çdo gjë do të na kthehet mbrapsht”. Ish-zv.kryeministrja e Sllovenisë: Tri strategjitë për një botë më të pastër  (VIDEO)

“Ndotja nuk njeh kufij, çdo gjë do të na kthehet mbrapsht”. Ish-zv.kryeministrja e Sllovenisë: Tri strategjitë për një botë më të pastër  (VIDEO)

Violeta Bulc, ish-zv.kryeministre e Sllovenisë, ndodhet në Tiranë për një konferencë mbi Ndërtimin e Sistemeve të Energjisë me Rezistencë ndaj Klimës. Në studion e MCN Informacion, ajo tha se të gjitha projektet e zhvillimit duhet të marrin parasysh ndryshimet klimatike.

Ndryshimi klimatik është më kryesor në të gjithë botën. Të ndërgjegjësojmë njerëzit dhe të ftojmë komunitetet për të ndërvperuar është objektivi ynë. Tjetra është të fitojmë vëmendjen e medias për të shkuar më lehtë te njerëzit. Në rang rajonal ne duhet të krijojmë lidhje me njëri-tjetrin, të krijojmë një dinamikë energjike të bazuar mbi nevojat dhe rigjenerimin e burimeve të energjisë.

Një fakt që do ta sjell është varfëria energjetike. Në Shqipëri kemi 37% varfëri energjetike. E tillë është kur qytetarët nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë. Po flasim për një numër goxha të madh shqiptarësh, 37%. 30% e energjisë vjen nga importi. Shqipëria ka nevojë për një miksim të sistemit energjetik. Zhvillimi i qëndrueshëm në çdo lloj projekti duhet të marrë parasysh ndryshimet klimatike.

Shqipëria është e detyruar të përshtatet dhe të zhvillojë mekanizma përmirësimi. Bujqësia nuk mund të zhvillohet siç është zhvilluar deri tani në Shqipëri. Shqiptarët duhet ta menaxhojnë më mirë ujin. Projektet e reja duhet të jenë të qëndrueshme dhe të kenë parasysh ndryshimet klimatike. Shqipëria duhet t’i parashikojë.

Ne punojmë në struktura vertikale. Por asnjë zgjidhje nuk mund të vijë në këtë mënyrë.

Ndryshimet klimatike nuk përballohen si individ. Politikanët, ligjvënësit, organizatat, shkenca e komunitetit, të gjitha duhet të mblidhen bashkë dhe të dialogojnë si mund të gjejnë zgjidhje duke pasur parasysh ndryshimet klimatike.

Duke u ndalur te eksporti i mbetjeve, Bulc tha se janë tri strategjitë që duhen ndjekur, fillimisht për një botë më të pastër dhe një vend më të pastër.

Le të jemi të qartë. Kemi krijuar një sasi të madhe mbetjesh nga industria. Ndaj impakti në planet po rritet. Na duhet menaxhim efektiv. Ndaj duhen tre strategji: ekonomia rrethore, që minimizon mbetjet.

E dyta është menaxhimi i ekonomisë rigjeneruese. Kjo na ndihmon të kthejmë tokën dhe ujin e ndotur në formën origjinale.

E fundit ekonomia e burimeve të kufizuara.

Përgjigjja ime është e qartë: nëse eksportojmë mbetje, gjithçka do të na kthehet në fytyrë. Do të vijë sërish sepse të gjitha oqeanet janë të ndotura. Nëse ndotim ajrin, era do të na e sjellë këtu sërish. Le ta kuptojmë më në fund se ndotja dhe ndryshimi klimatik nuk njohin kufij ndaj duhet të gjejmë përgjigje kolektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy