Holandë, letra-bombë në pika të ndryshme të kryeqytetit

Holandë, letra-bombë në pika të ndryshme të kryeqytetit

Dy letra-bombë shpërthyen në dy vendodhje të ndryshme në Holandë, pa shkaktuar të lënduar.  Sipas policisë, fajtori është një shantazhues, i cili kërkon pagesa në monedhën digjitale "bitcoin".

Të dyja shpërthimet ishin të vogla, një në një zyrë postare në Amsterdam dhe tjetri 225 km larg në një dhomë poste të grupit elektronik japonez “Ricoh”, tha policia. Ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Sipas policisë, letra-bombë është një ndër disa të dërguara në adresa të ndryshme në të gjithë vendin.

Punonjësi që mori letrën dëgjoi një tingull befasues , teksa po hapte letrën dhe e hodhi menjëherë larg.

Në letër kërkohet pagesë në monedhën digjitale “bitcoin”, e cila mund të jetë e vështirë për t’u gjurmuar.

Policia holandeze po heton sulmet me letra-bombë që nga 3 janari dhe thotë se janë të dërguara nga i njëjti person.

Objektivat e mëparshëm kanë përfshirë një hotel, një stacion benzine, një garazh, një agjent të pasurive të patundshme dhe një shërbim të mbledhjes së faturave. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy