
Detaje të reja kanë dalë nga masakra e ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Klosit, ku mbetën të vrarë tre persona dhe dy të plagosur. Shkak për këtë ngjarje, dyshohetë të jenë bërë disa mesazhe ngaxmuese në rrjetin social “Instagram”, ndaj vajzës së autorit, Fiqiri Mjeshtri.
Disa orë pas ngjarjes, ajo është shoqëruar në polici ku ka dhënë shpjegimet rreth ngjarjes. Sipas burimeve nga policia, e reja mësohet të ketë deklaruar se shantazhohej nga dy të rinjtë Renado Hasula dhe Kenado Shira, këto dy të fundit ishin kushërinj me njëri-tjetrin.
Si pasojë e këtyre shantazheve dhe ngaxmimeve, vajza është shprehur se nuk shkonte as në shkollë, për një periudhë kohore pesë ditësh. Për këtë, bababi e ka pyetur dhe kjo e fundit ka vendosur t’i tregojë arsyen. Fiqiri Mjeshtri, bashkë me dy vëllezërit ka kërkuar sqarim me dy djemtë dhe prindërit e tyre. Ato janë ulur në një lokal në Klos dhe aty ka nisur konflikti mes tyre. Në konflikt e sipër, Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me 6 plumba në drejtim të palës tjetër duke lënë dy viktima. Më pas ka kryer edhe vetëvrasjen.



