I riu në Kukës thyen arrestin e shtëpisë, kapet me kanabis dhe shkop bejsbolli

I riu në Kukës thyen arrestin e shtëpisë, kapet me kanabis dhe shkop bejsbolli

Një i ri është vënë në prangat e policisë së Kukësit, i kapur me kanabis dhe shkop bejsbolli, ndërkohë që duhet të ishte në “arrest shtëpie”.

Në kuadër të patrullimeve 24/7, të mbështetura nga inteligjenca policore, në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë ndaluar për kontrolle, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., dhe ku ishin pasagjerë shtetasit S. C., dhe F. Sh.

Si rezultat i kontrolleve në këtë automjet, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa dhe një shkop bejsbolli, që u sekuestruan nga Policia, si provë materiale.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi G. M. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, të kryera në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 19 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. C., 19 vjeç dhe F. SH., 18 vjeç, të tre banues në Kukës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy