
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është regjistruar një shifër rekord e rasteve të reja me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se në 24 orë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 2177 qytetarë dhe 6 humbje jete.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orë janë shëruar 639 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë.
Në të gjithë vendin janë 15,318 pacientë aktivë me Covid-19.
Statistika (11 Janar 2022)
Raste të reja ditore 2177
Të shëruar në 24 orë 639
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 8136
Testime totale 1,542,801
Raste pozitive 222,664
Raste të shëruara 204,099
Raste Aktive 15,318
Humbje jete 3,247
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7601
Fier 1270
Durrës 1216
Elbasan 1093
Shkodër 922
Vlorë 913
Gjirokastër 609
Berat 504
Lezhë 459
Korçë 407
Dibër 196
Kukës 128



