Trafik droge dhe krijim kushtesh për vrasje, ekstradohet sot nga Dubai Durim Bami

Trafik droge dhe krijim kushtesh për vrasje, ekstradohet sot nga Dubai Durim Bami

Policia e Shtetit vijon operacionin ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, gjatë ditës së sotme pritet të finalizohet ekstradimi nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, drejt Shqipërisë, i shtetasit të shumëkërkuar Durim Bami, 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

 

Sipas autoriteteve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendim të datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

 

Pas mbërritjes së tij në vend, autoritetet kanë bërë me dije se do të ketë një njoftim të plotë për median lidhur me detajet e operacionit dhe procedurat e mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy