Përfaqësuesi Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Mediat serbe kanë raportuar se Grenell ka bërë thirrje që Serbia të ndalë fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka thënë se Kosova duhet të heq taksën.
Në një konferencë të përbashkët për media, Grenell ka thënë se nuk ka ndonjë plan apo agjendë të caktuar, por ka ardhur në Prishtinë dhe Boegrad për t’i shtyrë përpara dy palët dhe për t’i inkurajuar të arrijnë atë që dëshirojnë, dhe mbi të gjitha për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin të punojnë në ekonomi dhe të krijojnë mundësi për njerëzit e rinj.
Richard Grenell falënderoi për mikpritjen e tij dhe tha se do t'i "shtyjë të dy palët" për të arritur një marrëveshje në dialog.
“Tarifat duhet të hiqen, tha ai, duke shtuar se fushata për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës duhet të ndalet.
Ndërkohë presidenti i Serbisë ka folur rreth problemeve që i ka shkaktuar taksa duke thënë se kanë humbur nga 1 milionë çdo ditë që nga marrja e atij vendimi, raporton Telegrafi serb.
“U fol gjithashtu për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Unë thashë që ne i kemi ofruar vazhdimisht Prishtinës një marrëveshje për të bërë një ndalesë në këto veprime, por që ata nuk ishin dakord për këtë - tha Vuçiç, me vërejtje se nuk do ishin çështje që ishin të lehta dhe të thjeshta.
Kur ka folur për marrëveshjen ajrore Prishtinë-Beograd, Vuçiç ka thënë se është e nevojshme të arrihet edhe një marrëveshje mes drejtoratit të Aviacionit Civil dhe KFOR-it dhe adoptimi i një marrëveshje të tillë në Kuvendin e Serbisë.
“Kur bëhet fjalë për dialogun Beograd-Prishtinë, nuk ka tema dhe bisedime të lehta. I sqarova z. Grenel problemet që kemi me futjen e taksive në mallra nga Serbia qendrore, kjo është arsyeja pse kemi humbur më shumë se një milion euro në ditë” tha Vuçiç.
Kreu i shtetit serb gjithashtu ka thënë se ka diskutuar me Grenell edhe çështjen e hekurudhës Beograd-Prishtinë, por ka thënë se është e rëndësishme që të hiqet taksa, pasi sipas tij s’ka sens të ketë një hekurudhë mes dy shteteve pa pasur se çfarë të transportosh.
Grenell, thotë ai, tashmë do të ketë takime të hënën me këtë rast.



