"53 mijë shërbime kadastrale janë aplikuar nëpërmjet e-albania", Mamaj: Dixhitalizimi ka avancuar dhe është i prekshëm për qytetarët

"53 mijë shërbime kadastrale janë aplikuar nëpërmjet e-albania", Mamaj: Dixhitalizimi ka avancuar dhe është i prekshëm për qytetarët

Flamur Mamaj, prefekt i qarkut të Vlorës deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se mbajtja nën kontroll e shërbimeve të dixhitalizuara që ofrojnë kadastrat e Sarandës dhe Vlorës është në vëmendjen e qeverisë.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Mamaj tha se në kadastrën e Vlorës kanë qenë afro 53 mijë shërbime kadastrale që janë aplikuar përmes e-albania dhe se procesi ka avancuar dhe është i prekshëm për qytetarët.

 Dixhitalizimi i sistemit të kadastrës, sistemet janë të tilla që krijojnë dhe probleme të përshtatjes së pjesës më të mirë të administratës me pjesën që kërkojmë të ofrojmë shërbime cilësore. Është në vëmendjen e qeverisë mbajtja në kontroll e shërbimeve të dixhitalizuar që ofrojnë Kadastrat dhe kryesisht e ajo e Vlorës dhe Sarandës. Për sasinë dhe këto të dhëna i kemi, por duhet të marrim atë që duam të ofrojmë shërbime më cilësore.

Për qarkun që përfaqësoj dhe intensitetin e lartë për shërbime kadastrale, kanë qenë afër 53 mijë shërbime kadastrale që janë aplikuar nëpërmjet e-albania. Duke respektuar dhe vendimet e KM, e-albania ofron 65 shërbime në kadastrën e Vlorës, janë shërbimet që janë të bëjmë me legalizimin e  objekteve informale dhe regjistrimin fillestar. Ky proces nuk është i lehtë pasi jo të gjithë janë të update-uar me teknologjinë. Por dhe noterët kanë krijuar lehtësi. Ka pësuar avancim dhe është i prekshëm për qytetarët, po ecet në drejtimin e duhur duke minimizuar problemet, qoftë me portalin dhe me sistemet e tjera.

Më tej, Mamaj tha se nuk ka reduktim të peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë.

Janë bërë regjistrimet  për zonat e Palasës, Dhërmiut. Ka disa zona si Vunoi të papërfunduara. Sa i përket identifikimit të problemeve i ka bërë vetë Lame. Të gjithë parregullsitë brenda nga punonjës të brendshëm janë evidentuar.

Sipërfaqet e zonave të mbrojtura janë të rritur jo vetëm për bashkinë e Vlorës, por për gjithë qarkun. Për lumin Vjosa është bërë zonë e mbrojtur komplet. Fshati i Nartës nuk ka qenë e gjitha, përveç. Nuk ka reduktim të peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy