
Ardian Çollaku, i cili u plagos rëndë nga atentati i djeshëm në Elbasan, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Lulzim Bitri, 35-vjeçari nga Katundi i Ri në Elbasan, ishte viktima e parë. Ai mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes nga plagët e të shtënave.
Çollaku u dërgua në gjendje të rëndë, por me shenja jete në spitalin e Elbasanit dhe nga aty, u nis për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Krimi i rëndë mendohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00, në fshatin Balldren, në një lokal pranë një karburanti, ku kanë qenë dy persona që kanë shtënë në drejtim të lokalit.
Ardian Çollaku u hetua më herët për vrasjen e Everest Çakaj, i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e 11 majit në Elbasan. Çakaj u ekzekutua në makinën e tij, teksa po udhëtonte së bashku me bashkëshorten, e cila mbeti e plagosur.
Viktima dhe i plagosuri janë qëlluar me breshëri plumbash teksa ishin në këmbë. Pas kryerjes së krimit, autorët dyshohet se janë larguar në afërsi të zonës së Metalurgjikut, pasi aty është gjetur dhe një makinë e djegur, tip “Volvo”.
Po si ndodhi ngjarja?
Burime për MCN TV shprehen dinamikën e atentatit të dyfishtë në Elbasan
Ne oren 18:47 mjeti tipi Volvo duket qe qarkullon ne afersi te vendit te ngjarjes, ne oren 18:55 viktima Lulzim Bitri cohet nga lokali per te hyre ne banjo, ne oren 18:56 mjeti tip Volvo futet ne brendesi te karburantit mbrapa te cilit eshte nje lavazh, ne keto momente automjezi tip volvo del nga mbrapa lokalit dhe ndalon teksa Bitri ishte ende ne banjo, ne keto momente nje automjet tjeter ja ben me drita mjetit qe dyshohen qe jane autoret dhe mjeti Volvo largohet nga vendi ngjarjes ende pa kryer egzekutimin dhe mer drejtimin e aksit Elbasan-Metalurgji e ku kalojne 2-3 minuta automjeti kthehet serisht perpara karburantit, e me pas vijon rrugen ne hyrje te qytetit te Elbasanit tek rretullimi i luleve kthehet serisht ne vendin e ngjarjes, nga mjeti tip Volvo ku dyshohet qe kane qene tre persona te maskuar dalin dy persona te maskuar dhe nisin te qellojne fillimisht drejt Lulzim Bitrit dhe personit tjeter Ardian Collakut, nga kqyrja e pamjeve filmike duket qarte qe personaz jane totalisht te maskuar teksa nisin te qellojne drejt dy personave.
Ne vend ngjarje jane gjendur me shume se 23 gezhoja nga te cilat 2 e kane pershkuar Bitrin ne kurriz ndersa Collakun nje plumb e ka goditur ne koke. Me pas autoret hypin serisht ne automjet tip volvo dhe largohen ne drejtim te segmentit Elbasan-Peqin ku be fshatin Balldren kane braktisur mjetin tip Volvo e me pas i kane vene flaken.



