Moti i keq/ 210 ha tokë bujqësore të përmbytura në ish-kënetën Gjonem në Kurbin

Moti i keq/ 210 ha tokë bujqësore të përmbytura në ish-kënetën Gjonem në Kurbin

Moti i keq dhe shirat e ditës së djeshme në bashkinë Lezhë, lanë pas vetes disa dëme në tokë të përmbytura.

Sipas raportit 24 orësh të bashkisë, mësohet se në territorin e qarkut ka pasur mesatarisht rreth 30 mm reshje

Në Bashkinë Lezhë

Në Njësitë Administrative Blinisht dhe Dajç ujë është tërhequr dhe nuk kemi sipërfaqe të përmbytur.

Ne Njësinë Administrative  Zejmen deri ne këto momente janë te përmbytura rreth 30ha, në Tresh.

Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish Këneta e Torovicës.

Ne hidroforin  Balldre kuota -1.8 m nga - 1.5 kuote kritike.Ne hidrovorin  Tale kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.

Në Bashkinë Kurbin.

Nga informacionet e mbledhura sot ne mëngjes, si dhe nga monitorimi i situatës ne terren, ju informojmë se situata sot ne territorin e Kurbinit eshte e qete. Sasia e reshjeve te rena nga ora 5 e mbrëmjes se djeshme e deri sot ne oren 7 është rreth 45 mm, por qe nuk ka shkaktuar problematika. Hidroforët jane ne pune me kapacitet te plote dhe furnizimi me energji ka qene normal. Niveli i ujrave, kryesisht ne KUL, ka qene ne ulje, duke bere kështu minimizimin e riskut per te dale jashtë argjinatures. Edhe uji, i pranishëm ne oborret e familjeve te prekura dje, është tërhequr duke sjelle kështu normalizimin e situatës. Qe prej ditës se djeshme, ne gjithe pikat e rrezikut, vazhdojnë punën për pastrimin e kanaleve dhe përforcimin e pikave te dobëta te argjinaturave, 6 mjete te renda, 3 te Bordit te Kullimit dhe 3 te Bashkisë Kurbin. Shkarkimi i bere nga hidrc.i Ulzes dhe Shkopetit, pavarësisht sasisë se reshjeve te rena, nuk shkaktoi fryrje te rrezikshme te lumit Mat. Situata aktuale vijon te jete e qete dhe për çdo problematike, do ju informojmë ne vijueshmëri.

Ne zonën Kurbin ka probleme ne KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit ne anën e sipërme te tyre ne fshatin Gjorem dhe ne Shullaz. Ka rreth 210 ha toke bujqësore te përmbytura ne ish keneten Gjonem e cila kullon nëpërmjet hidrovorit Shllinza. Ne hidrovorin Shllinza kuota -0.35 m nga -0.5 m, që është kuota kritike. Ne hidrovorin Droje kuota +0.1 m nga 0.00 m kuota kritike nuk ka sip te përmbytura, në pjesën që kullon nëpërmjet këtij hidrovori.

Në bashkinë Mirdite.

Pas komunikimit me kryetaret e Nj.A Mirdite nuk raportojnë problematika.

Ne fshatin Lgjin, Nj.A Orosh ka prezence dheu ne rruge, fadromat e bashkisë janë ne vendngjarje dhe po punojne per kthimin ne normalitet  te rruges.

Probleme te tjera nuk kemi te raportuar per momentin.

SI QARK KEMI RRETH 410 HA TOKË NËN UJË, KURSE NË OBORRET E BANESAVE UJË ËSHTË TËRHEQUR.

Kuotat e lumenjve.

Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjtë Mat dhe Gjader nuk kane kuota te larta për tu shqetësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy