Ndotja e ajrit mund të nxisë kancerin e gjirit.
Gratë që jetojnë dhe punojnë në vende me nivele të larta të ndotjes së ajrit kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i gjirit sesa ato që jetojnë dhe punojnë në zona më pak të ndotura.
Rezultatet e studimit të parë mbi efektet e ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit si në ambientet e banimit ashtu edhe në ato të punës në rrezikun e kancerit të gjirit janë paraqitur në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Onkologjisë Klinike (Esmo) në Madrid.
"Të dhënat tona treguan një lidhje statistikisht të rëndësishme midis ekspozimit afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit në shtëpi dhe në punë, dhe rrezikut të kancerit të gjirit. Kjo është në kontrast me hulumtimet e mëparshme që shqyrtonin ekspozimin ndaj grimcave të imëta vetëm aty ku jetonin gratë, duke treguar pak ose aspak efekt mbi rrezikun e kancerit të gjirit”, tha Béatrice Fervers, kryetarja e Departamentit të Parandalimit të Kancerit dhe Mjedisit në Qendrën Globale të Kancerit Léon Bérard në Lyon.



