
Zëvendësdrejtori i Hetimit Tatimor në Tiranë, Ervin Hoxha, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.
Kjo lëvizje në drejtorinë e Hetimit Tamitor vjen në një kohë kur aksioni anti-informalitet ka nisur vrullshëm dhe janë vënë mijëra gjoba.
Mësohet se Ervin Hoxhës i është kërkuar ditën e hënë dorëheqja prej ministres, me kërkesë të kryeministrit Rama.
Dyshohet se motivi qëndron në situatën e krijuar nga disa biznese të kapura në Sarandë në shkelje të ligjit, por që më parë ishin kontrolluar nga strukturat tatimore në varësi të zv.drejtorit Hoxha.
Flitet për një denoncim të bërë nga një qytetar direkt te kryeministri, ku është denoncuar situata në Sarandë e këtyre bizneseve.



