
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku është vrarë një 54-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Thive”, ku është qëlluar për vdekje me thikë Prendush Fushaj.
Autori i dyshuar është Fredi Pllumi, rreth 30 vjeç.
Ai dhe viktima janë konfliktuar pas një akuze për vjedhje. 54-vjeçarit Fushaj i kishin vjedhur ditët e fundit një sasi parash, dhe për këtë ngjarje ai kishte akuzuar Fredi Pllumin, të cilin madje e kishte denoncuar në polici.
Policia e ka shoqëruar Pllumin, por më pas e ka lënë të lirë.
Pasditen e së hënës, autori ka shkuar te banesa e viktimës dhe pasi kanë debatuar e ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar vdekjen.



