Personazhi më i njohur për fëmijë e të rritur, Spiderman sapo është bërë një superhero i jetës reale.
I veshur si Spiderman në një nga pikat turistike të Turqisë, në Antalia, Burak Soylu ndihmon qytetarët me ushqime dhe mundohet t'u rrisë moralin duke i këshilluar të rrinë në shtëpi.
Soylu ngjitet në ballkone për të dëgjuar nevojat e qytetarëve të moshuar, mbledh pemë dhe perime për nevojtarët dhe shoqëron fermerët në punën e tyre rutinore.
"Superfuqia ime po bën mirë për komunitetin. Kjo është arsyeja pse unë bëj atë që duhet të bëj për njerëzit", ka thënë ai për Anadolu Agency (AA).



