Nazarko: Abazoviç, mendje e fuqishme intelektuale; si kryeministër do të ishte arritje epokale  

Nazarko: Abazoviç, mendje e fuqishme intelektuale; si kryeministër do të ishte arritje epokale  

I pyetur nga drejtuesi i emisionit "Arnautistan" në MCN, analisti Mentor Nazarko tha fjalë vlerësuese per figuren e shqiptarit Abazoviç ne qender te zhvillimeve ndersa ne Mal te Zi do votohet per rrezimin e qeverise ekzistuese.

Është figurë impresive që ka bërë doktoraturë për etikën e globalizmit. Tregon një mendje që intelektualisht është e fuqishme. Ai në më pak se një vit ka arritur të bëjë për shqiptarët dhe Malin e Zi në planin cilësor më shumë sesa gjithë të tjerët (parti shqiptare apo jo): ka imponua rotacionin pas 30 vitesh të dominimit të një partie të vetme; ka imponuar ruajtjen e boshtit properëndimor për shtetin; ka imponuar mostërheqjen e njohjes së Kosovës; qëndrimin në NATO; ka imponuar rikthimin e pronave për qytetarët e Ulqinit; ka imponuar një marrëveshje me kishën që është brenda standardit perëndimor në marrëdhëniet e shtetit me komunitetet fetare; po imponon largimin gradual të Gjukaniviçit nga jeta politike – në fillim nga partia. Dhe të gjitha këto i ka bërë me një parti të vogël, qytetare; duke luftuar për një identitet të ri malazez; duke ruajtur stabilitetin e një vendi delikat ku përplasen Rusia me NATO-n, ku Serbia është e fuqishme nëpërmjet kishës dhe i ka bërë të gjitha këto, i anatemuar fuqishëm nga të gjithë krahët; nga shqiptarët si tradhtar dhe si çetnik dhe nga serbët si “shiptar”. Ai i ka shërbyer pajtimit multifetar, multietnik, multikulturor; ka shmangur destabilizimin e vendit; ka ruajtur marrëdhënie edhe me komunitetin ortodoks që është shumicë, me atë mysliman, por edhe me atë katolik, siç e tregoi pritja e veçantë që i bëri Papa Françesku në ditën e fundit të vitit dhe mesazhet e veçanta që Ati i Shenjtë i dha për Malin e Zi. Nëse ai bëhet kryeministër, kjo do të ishte një arritje epokale jo thjesht për të si individ, por për mbarë Ballkanin, për kauzën e pajtimit në Ballkan dhe sigurisht, edhe për kombin shqiptar.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy