Rama: Investimet e huaja janë në maksimume historike

Rama: Investimet e huaja janë në maksimume historike

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në MCN TV tha se investimet e huaja në Shqipëri kanë arritur në maksimume historike. Rama përmendi disa nga kompanitë e huaja që investojnë në Shqipëri, ku ndër to përmendi Shell-in, Mercedesin, kompanitë koreane e japoneze, Voltalia dhe investimi që do të bëhet në portin e Durrësit.

Investimet e huaja janë në maksimume historike, mos e bëj gallat fare. Këto maksimume Shqipëria nuk i ka arritur me inceneratorët. Ti thua Shell ka ardhur më parë në Shqipëri, po sigurisht kompanitë e huaja nuk kanë filluar të ekzistojnë pas partisë demokratike.

Kontratat e reja të Shell nuk janë që atëherë. Shell nuk gjeti naftë dhe vazhdoi, Shell ka kërkuar të bëjë kontrata të reja për të bërë eksplorime të tjera. Kompanitë që kanë ardhur në Shqipëri që nga Mercedesi deri te kompania korane që ka hapur vende pune në Fier, kompania japoneze që ka hapur punë në Kamëz, LuftHansa edhe ka shumë të tjera, volitalia që do investojë qindra miliona euro. Porti i Durrësit nuk është investim i huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy