Soko: SPAK ka nevojë për mbështetje popullore për t’i mbijetuar presionit politik (VIDEO)

Soko: SPAK ka nevojë për mbështetje popullore për t’i mbijetuar presionit politik (VIDEO)

Analisti Pano Soko theksoi në emisionin "MCN Live",  se Shqipëria po kalon një moment të rëndësishëm, ku politikanë të fuqishëm po dalin para drejtësisë dhe vendosen standarde të reja.

Soko shtoi se, për të ardhmen e SPAK-ut, qytetarët duhet të tregojnë mbështetje të qartë për këtë institucion, pasi e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me mbështetje popullore dhe politikën.

Ai paralajmëroi se ndërhyrjet e mundshme nga Edi Rama dhe Sali Berisha mund të dobësojnë këtë institucion nëse vazhdojnë të mbështesin forcën anti-SPAK.

“Shqipëria është duke u përballur me një moment të ri, ku politikanë të fuqishëm dalin para drejtësisë dhe krijojnë standarde të reja. Ky është një moment i rëndësishëm për vendin, pasi vendosen precedentë që do të ndikojnë në të ardhmen. Nëse drejtësia do të kishte vepruar më parë, do të ishte mundësuar përdorimi politik i saj, por tani që është bërë një hap përpara, ka një mesazh të qartë: nuk mund të tallesh me drejtësinë.

Në lidhje me Erion Veliajn, si kryetar i bashkisë Tiranë, ai është kritikuar për shumë dështime dhe abuzime. Veliaj e betonizoi Tiranën, e cila është bërë një qytet me ndotje të lartë. Gjithashtu, ai është përmendur për ndërtimin e një modeli të keq që përfshinte keqpërdorimin e administratës për përfitime personale dhe abuzimin me paratë publike. Ky model ka lënë pas një qytet të pamundur për t’u jetuar.

Politikisht, qytetarët duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë të mbështesin këtë model apo do ta ndëshkojnë atë. Spaku, si institucion, ka provuar rezultate të dukshme dhe është mbështetur nga shumë qytetarë. Megjithatë, nëse forcat politike, si Berisha dhe Rama, e mbështesin anti-spakun, atëherë spaku mund të humbasë mbështetje dhe të humbasë fuqinë e tij. Qytetarët duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë për të mbështetur spakun dhe të tregojnë se janë të gatshëm për ndryshim.

Nëse Edi Rama dhe Sali Berisha fitojnë më shumë fuqi politike dhe ndërhyjnë te spaku, kjo mund të çojë në dobësimin e tij. Por, për të mbajtur spakun të fortë, qytetarët duhet të mbështesin atë me votë dhe ta mbrojnë nga ata që mund ta minojnë.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy