
Ka nisur sot mësimi plotësues në shkolla, ndërkohë që procesi mësimor nis më 27 shtator. Nisur nga ky shkas, ish-drejtori i Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu, tha në studion e lajmeve në MCN TV, se më shumë se fakti sa a është i drejtë vendimi që të nis mësimi plotësues, shtyrja e shkollës është bërë , sipas tij, thjesht me një urdhër nga lartë, përmes telefonit.
“Të gjithë duan që të filloi shkolla dhe kanë nisur mësimin plotësues. Por unë do ndalem, se a do të duhej të shtyhej shkolla për dy javë, njëherë thanë jo, pastaj thanë do të shtyhej. Shkolla ka mbaruar me 12 qershor, dhe nga ajo kohë, ku ishin ata specialist, prindër, mësues, dhe nuk kishin manifestuar aq shumë boshllëqe në procesin mësimor, pse nuk e ngritën zërin me datat 18 dhe 19 gusht, dhe jo përgjatë tre muajve radhazi, e gjitha kjo, më krijon përshtypjen se e shtyrja e shkollës është bërë me telefon. Nuk u tha asnjë fjalë për mësimin plotësues”.
Vejsiu, këmbëngul që vendimi i ministres së arsimit Evis Kushi për nisjen e shkollës në 27 shtator është një “autogol” dhe një vendim aspak i konsultuar me ekspertët.
“ E argumentova që ky është një vendim i pastudiuar, e para se ministria nuk doli me një amendim të udhëzimit të mëparshëm, kur nxjerr një urdhër me dorë qe shkolla po shtyhet, duhet të kesh një amendim që kjo do shtyhet. Nuk u tha asnjë fjalë për mësimin plotësues, dhe nxënësit kanë mangësira, kjo që ka filluar tani shkolla është a fakultative, pastaj nuk ka një njohuri, a kanë zonat tjera në vend, kushte për të bërë mësimin plotësues”.
Ish-drejtori i Arsimit Para universitar, shprehi skepticizmin e tij, edhe lidhur me programet e Agjensicë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit, që ka nxjerr vetëm tre programe për tre lëndë, për mësimin plotësues,
“Ajo që nuk e pranoj, nxjerr ASCAP programe për gjuhën, matematikën dhe gjuhën e huaj, pse këto dhe kjo lëndët tjera shkencore, a nuk janë ato të rëndësishme. Plani të ishte fakultativ, të kontrollosh, dhe jo aspak të nxjerrësh një detyrim çka të bëj mësuesi”.
z.Vejsiu, shprehu përkrahjen pro vaksinimi të detyrueshëm të arsimtarëve në nisme të procesit mësimor.



