Deputeti Ervin Salianji do ta vuajë dënimin e lënë dje në fuqi nga Gjykata e Apelit në IEVP Fier.

Deputeti Ervin Salianji do ta vuajë dënimin e lënë dje në fuqi nga Gjykata e Apelit në IEVP Fier.

Ai do të nisë vuajtjen e dënimit një ditë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale të “kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”.

Vetë Salianji e ka cilësuar procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.

“Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur,” tha Salianji. “Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës,” deklaroi ai. Dosja “Babale” lidhet me një audio-përgjim të publikuar prej Salianjit në Partinë Demokratike në maj të vitit 2018, ku aludohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafajt bisedonte me një shtetas të quajtur Albert Veliu në lidhje me trafikun e drogës. Pas publikimit të audio-përgjimit, Geron Xhafaj kreu kallëzim për akuzuesit e tij, duke pretenduar se audio-përgjimi ishte i sajuar. Pasi kreu kallëzimin, Geron Xhafaj iu dorëzua autoriteteve italiane të drejtësisë për të vuajtur një dënim më të hershëm për trafik droge.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë.