“Kuvendi është kthyer në një zyrë noteriale!”, Panariti: Protesta, e vetmja rrugë për opozitën (VIDEO)

“Kuvendi është kthyer në një zyrë noteriale!”, Panariti: Protesta, e vetmja rrugë për opozitën (VIDEO)

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti foli në MCN Live mbi protestën e sotme të opozitës para Parlamentit, duke u shprehur se ky institucion sot është problemi, pasi është kthyer në një zyrë noteriale të qeverisë. Panariti e konsideroi si një akt të paparë dhe të dhunshëm përjashtimin edhe fizik të deputetëve opozitarë nga seancat.  

Sot ne jo rastësisht ne do jemi para Parlamentit, sepse problem është Parlamenti. Opozita është përjashtuar nga Parlamenti edhe fizikisht, rreth 12 deputetëve u është ndaluar pjesëmarrja në seancë, në një akt të paparë ndonjëherë, të dhunshëm. Në momentin që opozitës i privohet mundësia, madje ka kaluar edhe në ekstremin e përjashtimit fizik, sepse virtualisht është përjashtuar me kohë….Kryeministri ka krijuar edhe platforma online ku i drejtohet të ashtuquajturit popullit opozitar! Patjetër që kjo do përkthehet në numër të madh protestuesish. Zhdukja e Parlamentarizmit është kapja definitive e sistemit, ky është asgjësim i opozitës, nga tempulli ku ajo është e detyruar të jetë. Ku I privohet mundësia për interpelenaca, edhe kur kryhet i lihet një personi tjetër që është bedel, kur pengohet komisioni hetimor…Më tregoni mua një instrument tjetër që ka opozita?! Do ngelet rruga sepse ke detyrë ndaj zgjedhësve për të reaguar kur dyert e Parlamenti mbyllen dhe pengohesh edhe fizikisht. Kuvendi po kthehet në një zyrë noteriale! S’është ky roli i Kuvendit. Një zyrë noteriale e projekt-ligjeve që s’janë pjesë e diskutimeve nga grupet e interesit, por janë individuale”.

Panariti tha se protestuesit e 12 shkurtit nuk kishin në mendje veprime të dhunshme.

Protestuesit erdhën në mënyrë civile. Absolutisht nuk ishte në mendjen e tyre të ushtronin dhunë, sepse e dinë që një veprim i tillë është kundër thelbit, apo interesit të protestës. Ishte një protestë e vendosur që donte t’i tregonte pushtetit që këtu ka një opozitë, në forcim e sipër, që është e gatshme për ballafaqim. Po ta shikoni strategjia e mazhorancës është shmangia e ballafaqimit me opozitës. Protesta ka qenë masive. Mendoj që për ditën e parë të saj ka realizuar objektivat. Do kemi një situatë protestash, në vijueshmëri, që tashmë do jetë e targetuar, në Kuvend, në bashki. Nuk ka rrugë tjetër opozita”.

Lidhur me faktin që Berisha u zhvendos në disa institucione gjatë protestës, ndryshe nga Meta, Panariti tha se nuk ishte e nevojshme për koordinim, dhe veprimet e kreut të PD ishin të logjikshme.

Panariti tha se “s’ka orientim nga lart për protestuesit” lidhur me tubimin që do të mbahet sot, duke shtuar se ata e shohin përditë e më tepër që “Parlamenti është kthyer në një teatër absurd”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy