Eurostat: Ekonomia e BE-së u tkurr me 12.1 % në tremujorin e dytë

Eurostat: Ekonomia e BE-së u tkurr me 12.1 % në tremujorin e dytë

Ekonomia e eurozonës ra me 12.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa PBB-ja e përgjithshme e BE-së u tkurr me 11.9 për qind.

Sipas Eurostat, deri tani, kjo është rënia më e fortë e vërejtur që nga viti 1995.

Në mesin e vendeve anëtarë të BE për të cilat Eurostat ka të dhëna ekonomike, Spanja regjistroi rënien më të madhe në tremujorin e dytë në krahasim me atë të mëparshëm në -18.5 për qind, e ndjekur nga Portugalia (-14.1 për qind) dhe Franca (-13.8 për qind). Me -5.1 për qind, Lituania regjistroi rënien më të butë.

Italia raportoi një tkurrje prej 12.4 për qind, ndërsa ekonomia gjermane u tkurr me 10.1 për qind.

Komisioneri i ekonomisë për BE-në, Paolo Gentiloni, thotë se këto shifra konfirmuan “pasojat ekonomike të pashembullta të COVID19 që prekin të gjitha vendet evropiane”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy