‘Rrëmbimi’ i 3-vjeçarit/ Garo: Gjyshja me nipin dyshohet të kenë udhëtuar fillimisht drejt Kosovës, prej andej në Belgjikë, te i vëllai (VIDEO)

‘Rrëmbimi’ i 3-vjeçarit/ Garo: Gjyshja me nipin dyshohet të kenë udhëtuar fillimisht drejt Kosovës, prej andej në Belgjikë, te i vëllai (VIDEO)

Që më 16 prill kur një nënë nga Durrësi denoncoi në polici zhdukjen e fëmijës së saj 3-vjeçar, në lidhje me ngjarjen është ndaluar shtetasi Rexhep Gjuni, gjyshi i 3-vjeçarit, 60 vjeç dhe vëllai i gjyshes, Arben Selaj, 49-vjeç. Po ashtu janë shpallur në kërkim gjyshja e 3-vjeçarit, Barie Gjuni, 57 vjeçe, dhe vëllai tjetër i saj, Flamur Selaj, 43 vjeç.

Korrespondentja e MCN nga Durrësi, Ervina Garo, thotë për ‘MCN live’ se me dyshimet e para flasin se gjyshja me nipin pasi kanë qëndruar të shtunën në familjen e saj në Has, dyshohet se më pas të mund të kenë udhëtuar fillimisht drejt Kosovës, prej andej në Belgjikë, te vëllai i gjyshes.

Prej pesë ditësh nuk dihet fati i 3-vjeçarit në ish-Kënetë të Durrësit. Ai u zhduk nga banesa e gjyshërve, ku nëna e kishte lënë të qëndronte disa orë.

Nëna e të miturit Ile Gjuni ka bërë denoncim në polici të shtunën e 13 prillit në orën 20:00. Ajo u ka rrëfyer uniformave blu se djalin e kanë marrë gjyshërit nga i ati dhe refuzojnë t’ia kthejnë. E dëshpëruar, nëna është lutur për të voglin e saj dhe ka kërkuar me ngulm gjetjen e tij, por deri më tani Policia e Durrësit ka dështuar ne kërkimet për gjetjen e tij.

Të shtunën e kaluar ka qenë në familjen e saj në Kukës,

Informacionet e ndryshme thonë se fëmija bashke me gjyshen mund të kenë udhëtuar drejt Kosovë, dhe pastaj edhe aty ku ndodhet njëri nga vëllezërit e gjyshes, në Belgjikë.

Megjithatë kjo është një pistë që ënde mbetet e hapur për Prokurorinë për tu parë më tej. Janë marrë në verifikim për tu parë të gjitha hyrje- daljet, ndërkohë që është verifikuar që gjyshja me 13 prill ka qenë te prindërit e saj në Has, për tu larguar mëngjesin tjetër. Prokuroria e Durrësit thotë se po punohet me hapa konkret drejt gjetjes së të miturit.

.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy