Zelensky kërkon marrëveshje me vendet aleate: Rusia të kompensojë dëmet e luftës

Zelensky kërkon marrëveshje me vendet aleate: Rusia të kompensojë dëmet e luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi një marrëveshje zyrtare me aleatët e vendit për të siguruar kompensimin rus për dëmin që forcat e saj kanë shkaktuar gjatë luftës.

Zelensky thotë se Rusia po përpiqet të shkatërrojë sa më shumë infrastrukturën e Ukrainës, duke shtuar se një marrëveshje e tillë do t'u tregonte kombeve që planifikojnë akte agresive që do të duhet të paguajnë për veprimet e tyre.

“Ne ftojmë vendet partnere të nënshkruajnë një marrëveshje shumëpalëshe dhe të krijojnë një mekanizëm që siguron që të gjithë ata që kanë vuajtur nga veprimet ruse të mund të marrin kompensim për të gjitha humbjet e shkaktuara”, deklaroi ai përmes një video-mesazhi.  

Sipas një pakti të tillë, fondet dhe pronat ruse në vendet nënshkruese do të konfiskoheshin dhe do t’i kalonin një fondi të posaçëm kompensimi.

"Kjo do të ishte e drejtë. Dhe Rusia do të ndiejë peshën e çdo rakete, çdo bombe, çdo predhë që ka hedhur ndaj nesh," tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy