Trump emëron të dashurën e djalit ambasadore në Athinë

Trump emëron të dashurën e djalit ambasadore në Athinë

Vazhdojnë polemikat mbi zgjedhjet e presidentit të zgjedhur të SHBA. Donald Trump emëron një tjetër “familjare” Kimberly Guilfoyle, e dashura e djalit të tij të madh Donald Jr, si ambasadore në Greqi.

Ai e dha lajmin në platformën e rrjeteve sociale Truth. Nga viti 2001 deri në 2006 Guilfoyle ishte gruaja e ish-kryebashkiakut të San Franciskos dhe aktualisht guvernator i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Ditët e fundit, presidenti i zgjedhur ka emëruar babanë e dhëndrit të tij Jared Kushner, burri i Ivankës, si ambasador në Paris dhe babanë e dhëndrit të tij Michael Boulos, burri i Tiffany, si të dërguar në Lindjen e Mesme.

77-vjeçari Tom Barrack do të jetë ambasador në Turqi, një aleat i rëndësishëm i NATO-s. Barrack është një investitor i pasurive të paluajtshme.

Ronald (Ron) Johnson do të jetë ambasador në Meksikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy