Shtatori ka rezervuar surpriza për qytetin bregdetar të Durrësit, duke shënuar një numër të konsiderueshëm turistësh të huaj.
Të shumtë janë dhe pushuesit nga Kosovë, ndërkohë si problematikë vijon të mbetet papastërtia.
Sipas turoperatorëve që veprojnë në qytetin bregdetar, këtë sezon ka patur një numër më të lartë të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, vetëm për 6-mujorin e parë prurjet e turistëve të huaj llogariten në 1.13 miliardë euro, mbi 440 milionë euro më shumë së në vitin 2021.



