Përfshihet nga flakët banesa në Fier

Përfshihet nga flakët banesa në Fier

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Hoxharë në Fier.

Zjarri ka rënë në katin e parë të një pallati 3-katësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin dy të moshuar të cilët kanë arritur të dalin në kohë.

Nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy