'Klik Ekspo Group'/ Eksperti grek: Teknologjia smart, e ardhmja e bujqësisë. Pilku: Shqipëria ka fuqi të madhe eksportuese (VIDEO)

'Klik Ekspo Group'/ Eksperti grek: Teknologjia smart, e ardhmja e bujqësisë. Pilku: Shqipëria ka fuqi të madhe eksportuese (VIDEO)

MCNTV është duke ndjekur nga afër hap pas hapi panairin Klik Ekspo Group ku ditën e sotme work shop i parë që është mbajtur ka qenë për agro-bujqësinë.

I pranishëm Sebastjan Zonja bëri me dije se janë rreth 200 biznese në Pallatin e Kongreseve ku 70% të tyre janë biznese të huaja që vijnë në Tiranë. Është një panair tejet i rëndësishëm dhe bizneset janë duke reklamuar produktet e tyre.

Zonja tha se sot ishim me bujqësinë e cila është një temë e rëndësishme pasi ka rreth 20% të GDP në produktin e vendit tonë dhe zë një peshë të rëndësishme pasi rreth 350 mijë fermerë të regjistruar në vendin tonë.

Në një lidhje live eksperti grek të bujqësisë smart, Dionis Kristo Papadopulos teksa foli për mikrofonin e Mcn për bujqësinë u shpreh se arsyeja pse isha këtu dhe pjesëmarrja është për të përçuar mesazhin se teknologjia në bujqësi do ju kursejë para dhe është e ardhmja.

Kjo teknologji ndihmon të kursesh para dhe në të njëjtën kohë të ruash ambientin. Kjo është e ardhmja është një tren në ecje e sipër dhe është një tren që duhet ndjekur sepse teknologjia smart është e ardhmja. Vitet e fundit në Greqi, ka nisur me çështjen e hartave dhe densitetin e qyteteve por tani është koha për të krijuar të ardhmen me robotikën, dhe kjo është një çështje që i përket implementimit në bujqësi.

Ndërsa eksperti i bujqësisë Ilir Pilku nga ana e tij theksoi se Shqipëria ka fuqi të madhe eksportuese dhe se zhvillimi i teknologjisë është i rëndësishëm për këtë sektor. Ai tha se ajo që kërkohet është një politik bërje më e mirë.

Shqipëria ka potenciale të mëdha si prodhuese dhe eksportuese. Prodhimet e serave janë produktet më të kërkuara nga tregu. Domatja është në krye të listës po ashtu dhe bimët medicinale. Ajo që ne kërkojmë apo sollëm janë sfidat me të cilat do të ndeshet bujqësia shqiptare, cilat janë investimet që na bëjnë më të standardizuar, më pak kosto më shumë rritje të rendimenteve dhe kuptohet teknologjitë përkatëseve në mekanikën bujqësore bëjnë atë ndryshimin, ajo është e ardhmja.

Rëndësia e këtij panairi është se një nga problematikat është niveli i ulët i teknologjisë dhe niveli i ulët i njohurive në bujqësi. Bujqësia shqiptare kontribuon është 20% e GDP dhe merr vetëm 2 % në total kur duhet të merrte 10. Ne jemi kompetitiv për tregjet evropiane me 120 produkte të cilat kërkojnë politik bërje më të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy