Toto Riina është i sëmurë dhe i moshuar, ka të drejtë për një vdekje dinjitoze

Toto Riina është i sëmurë dhe i moshuar, ka të drejtë për një vdekje dinjitoze

Bosi i Cosa Nostra është goditur nga një sëmundje e rëndë dhe neoplazma e veshkave që nuk e lejon atë as për t’u ulur. Gjykata e Lartë deklaron se ai ka të drejtë të ketë një vdekje dinjitoze.

E drejta për të vdekur denjësisht duhet t’i sigurohet çdo të burgosur. Kështu deklaron Gjykata e Lartë në Itali duke iu referuar një prej emrave shumë të njohur të mafies, Toto Riina.

Për gjykatësit, pa cenuar “dosjen penale” duhet të verifikohet nëse bosi i Cosa Nostras mund të konsiderohet i rrezikshëm nisur nga mosha e tij, (86 vjeç) dhe kushtet e rënda shëndetësore. Në bazë të këtyre indikacioneve, gjykata përgjegjëse e Bolognas do të vendosë mbi kërkesën për shtyrjen e dënimit deri më tani e refuzuar gjithmonë.

Gjyqtari duhet kështu të verifikojë dhe arsyetojë “nëse gjendja e burgut mund të sjellë një dhimbje dhe shtypje të intensitetit të tillë”, që mund të shkojë përtej “zbatimit legjitim të një dënimi”.

Aktualisht gjendja neurologjike e Riinas është shumë e rënduar. Bosi mbi tetëdhjetë vjeç është goditur nga një tumor i dyfishtë i veshkave që e pengon atë të qëndrojë ulur dhe që e çon në sëmundje të rëndë të zemrës dhe aktivitet kardiovaskulare të rrezikshme dhe të paparashikueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy