Vjen në “jetë” Lamborghini Countach LP500, prototipi i 1971 bëhet gati për në rrugë (VIDEO) 

Vjen në “jetë” Lamborghini Countach LP500, prototipi i 1971 bëhet gati për në rrugë (VIDEO) 

Lamborghini Countach është rikthyer 50 vjet pasi ndryshoi rrjedhën e historisë së automobilave. Një variant i përsosur i prototipit LP 500 që debutoi në Panairin e Automjeteve në Gjenevë në mars 1971 është rikrijuar pas plot 25 000 orësh pune.

Countach ishte një risi e jashtëzakonshme në botën e super makinave. "Makina ide" e Lamborghinit u komentua shumë kur u prezantua për herë të parë. Elementët e dizajnit ishin të diskutueshëm në atë kohë, por ato më pas u miratuan nga prodhues të shumtë makinash dhe Countach do të bëhej një nga makinat më ikonike të viteve '70 dhe '80.

Një nga automjetet më të rëndësishme të gjysmës së dytë të shekullit, Lamborghini Countach nuk u bë realitet në rrugë. Shkak u bënë rezervat për testimin e përplasjes në 1974, sipas markës italiane. Por makinës iu dha një shans i dytë në jetë në 2017, kur një adhurues i makinave klasike pa emër, kontaktoi markën për të ndërtuar një tjetër.

I ndërtuar nga ekipi Polo Storico, Countach LP 500 do të bëjë debutimin e tij publik në Concorso d'Eleganza Villa d'Este në Cernobbio, Itali, këtë fundjavë. Nuk ka ende zyrtarisht një çmim për të, por ai pritet të shkojë mbi 2.64 milionë dollarë, duke lënë pas edhe hibridin Countach LPI 800-4 Aventador.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy