Pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, numri një i diplomacis së Sllovakisë, Miroslav Lajçka, ka deklaruar se nga Shqipëria kërkohen prova që ka bërë progress.
Në një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Lajçak theksoi se prioritet kryesor është implementimi i legjislacionit por edhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Nga konkluzionet Këshilli ka ndjekur shumë afër zhvillimit, prioriteti kryesor është impelementimi i lgjislacionit. Këtu përfshihet edhe kushti për zgjedhje të lira dhe të ndershme por mendoj se kushti kryesor është që nga Shqipëria ne kërkojmë arsye, prova dhe fakte që ka progres”, tha ministri i Jashtëm i Sllovakisë.
Në fjalën e tij Lajçak deklaroi se do të shohim nëse Shqipëria I përmbush kushtet dhe për këtë duhet të presim raportin e ardhshëm të Komisionit.
Më herët Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë Johanes Hahn iu përgjigj interesit të mediat para nisjes së këtij takimi dhe deklaroi se për Shqipërinë do të gjendet gjithmonë një zgjidhje në interes të qytetarëve shqiptarë.



